Justin Bieber shan ceremonitë e ndarjes së cmimeve

Vetëm një natë pas pjesëmarrjes së tij në ndarjen e cmimeve Billboard, Justin Bieber ka lëshuar disa fjalë të ashpra në lidhje me ceremonitë e këtij lloji.
22-vjecari ka postuar një koment të gjatë në Instagramin e tij, ku thotë se publiku është i mbushur me buzëqeshje fallco dhe se ai nuk ndihet mirë kur merr pjesë në këto shfaqje.
“Përpiqem ta mendoj si një festë por më duket sikur njerëzit vetëm kritikojnë dhe i vënë nota performancave të mia. Shumë njerëz nga publiku janë të shqetësuar se për sa kohë do të dalin në transmetim. Kur jam në shfaqjet e mia e kuptoj se njerëzit vijnë që të kalojnë mirë, por këto lloj ceremonish janë shumë të cekëta”, ka shkruar ai.
“Aty shkohet për të vlerësuar arritjet e njerëzve, por a bëjmë vërtetë këtë? Sepse kur shoh publikun, vërej vetëm buzëqeshje fallco që i bëjnë për kamerat dhe që të duken të lumtur në sytë e shikuesve”, ka shkruar Bieber.

Advertisement