Justin Bieber nevrikoset me fansat, largohet nga skena

Justin Bieber është nevrikosur aq shumë me fansat e tij në Manchester saqë është larguar nga skena.
Bieber ka qenë shumë i tensionuar gjatë tre shfaqjeve të tij të fundit.
“E vlerësoj mbështetjen, e vlerësoj dashurinë, por ulurimat tuaja duhet të pushojnë. Ju lutem dhe faleminderit. Nuk mendoj se kur unë përpiqem të them dicka ju duhet të bërtisni”, ka thënë ai.
Por fansat nuk janë ndalur duke e acaruar këngëtarin aq shumë saqë hodhi mikrofonin dhe doli nga skena.
Bieber më pas është rikthyer sërish për shfaqjen e tij.

Advertisement