Pasi mbajti mbi 100 koncerte në kuadër të “Purpose World Tour”, Justin bieber duket se nuk do të kënaqet me kaq.

I ftuar në emisionin e sotëm të Ellen DeGeneres, Bieber ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë fansat e tij. Ai do të nisë një turne në stadiume për vitin 2017. “Do të nis një turne në stadiumet e SHBA-së”, – ka thënë Justin. Koncerti i vetëm që është publikuar për admiruesit e tij është ai në RoseBowl, Pasadena, në California.

Advertisement

Për sa i përket jetës së tij personale, këngëtari 22-vjeçar ka treguar se është mjaft mirë pa të dashur dhe nuk po del me asnjë vajzë për momentin. “Ndihem mjaft mirë kështu siç jam dhe nuk dua të kërkoj më për momentin”, – ka thënë këngëtari i “Sorry”.