Jonida Maliqi poston një foto si kurrë më parë

Jonida Maliqi nuk dëshiron që të publikojë jetën e saj familjare në rrjetet sociale. Por këtë herë këngëtarja ka sjellë diçka ndryshe. Jonida ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet partneri dhe djali i saj, gjë që e bën shumë rrallë. Në këtë postim duken duart e çiftit dhe këmba e Danit, një foto e cila nënkupton një familje të lumtur. Ndjekësit e këngëtares e kanë pëlqyer shumë këtë foto dhe i kanë komentuar duke i uruar të jenë një familje gjithmonë të lumtur.

https://www.instagram.com/p/BJvX5_Eg9An/?taken-by=jonidamaliqi&hl=en

Advertisement