Jim Carrey përgjegjës për vdekjen e ish-të dashurës

Një vit pas vetëvrasjes së ish-të dashurës së aktorit Jim Carrey, një padi e ish-bashkëshortit të së ndjerës ka bërë që aktori të përballet me drejtësinë si i akuzuar për vdekjen e Cathriona White. Ish-bashkëshorti i saj ka rrëfyer se Jim Carrey ka përdorur pushtetin dhe famën e tij për të blerë ilaçe në mënyrë të paligjshme, që janë konsumuar nga 30-vjeçarja, e cila ka gjetur vdekjen. Gjithashtu ai ka thënë se Carrey i ka dërguar një mesazh kërcënues përpara vetëvrasjes, duke dashur të mos e bëjë të dukshme përfshirjen e tij në këtë skandal. Aktori Jim Carrey nuk u është përgjigjur këtyre akuzave.

Advertisement