Biondet mund të jenë të afta të kapin dritën, por brunet kanë flokët më të parur dhe me shkëlqim.

Brunet janë më me fat kur vjen puna për ngjyrat pasi mund të mbajnë lehtësisht shumë colore në krahasim me biondet. Kur zgjidhni ngjyrën e duhur atëherë edhe lëkura, flokët dhe tiparet dalin më në pah dhe duken më të bukura. Ja 5 ngjyrat që duken një mrekulli tek brunet.

Advertisement

1-Pink ose roza e fortë
Kjo ngjyrë i bën flokët të shkëlqejnë më shumë dhe lëkura të dali në pah edhe më e pastër dhe me dritë.

2-E kuqja
Joshëse, e guximshme, sensuale, në të gjithë nuancat e saj duket perfekte tek brunet.

3-E bardha dhe ngjyra krem
Një ngjyrë që nxjerr në pah lëkurën dhe flokët me pastërtinë e tyre.

4-E verdha limon
Në ndryshim nga biondet që nuk e mbajnë dot këtë ngjyrë, bruneve u rri shumë bukur duke krijuar një kontrast magjik me flokët e errët.

5-Blu
Kjo ngjyrë e errët, tradicionale është një thesar në gardërobën e bruneve. E kombinuar me një buzëkuq të kuq dhe flokët e zinj të bruneve i bëjnë ato të duken joshëse dhe engjëllore në të njëjtën kohë.