Jay Z publikon një këngë kundër dhunës së policisë

Jay Z ka publikuar një këngë të re ku këndon kundra dhunës së policisë ndaj njerëzve me ngjyrë.
Publikimi i rreperit vjen pas vrasjeve të dy personave me ngjyrë, Alton Sterling dhe Philando Castile, në ditët e fundit nga policia.
Jay Z ka lëshuar edhe një deklaratë ku thotë se kënga me titullin “Spiritual” është regjistruar që një vit më parë, pas vdekjes së adoleshentit, Michael Brown, por se tashmë ka ardhur koha që ajo të dëgjohet.
Kënga është publikuar në Tidal.

Advertisement