Aktorja e njohur Katie Holmes është parë së fundmi e shoqëruar nga fituesi i çmimit Oskar, aktori Jamie Foxx teksa kalonin pak kohë së bashku në një plazh të Malibusë, të hënën. 

Romanca e tyre u bë publike 5 vjet pas divorcit të Katie me ish-bashkëshortin e saj, Tom Cruise. Divorci i tyre ishte një çështje e mbyllur që në gusht të 2012, por disa raporte tregojnë se çeshtja po rihapej për shkak të romancës me të dashurin aktual.

Advertisement

Sipas Radar Online, Katie ra dakord të mos të mos bënte publike asnjë lidhje me një mashkull tjetër për 5 vite rresht në këmbim të 3.6 milion dollar për vajzën e tyre Suri dhe një pagesë prej 3.8 million dollar për veten e saj.

 

 

Një i brendshëm tha: “Katie firmosi një marrëveshje pas divorcit të saj që e ndalonte atë ta ‘turpëronte’ Tom në çfarëdolloj mënyre të mundshme, si për shembull të fliste për të, apo të dilte me një mashkull tjetër për 5 vitet e ardhshme. Ajo mund të dilte, por jo publikisht dhe sigurisht që s’mund të linte ndonjë mashkull t’i afrohej vajzës.”

Mendohet se Katie dhe Jamie kanë filluar të dalin që në 2013, por e kanë mbajtur lidhjen e tyre sekret për shkak të marrëveshjes së nënshkruar nga divorci i Katie.

Related image

Ata kanë thënë gjithnjë se janë “thjesht shokë”- deri në momentin që u panë të shoqëruar së bashku këtë javë në Malibu.

Epo 5 vite kanë kaluar që nga divorci me Tom, nuk është aspak habi që ajo tani të dalë lirshëm me të dashurin e saj.