Ai ishte një nga këngëtarët i cili nuk ishte fort i njohur nga publiku, por për artin dhe emocionet që dhuroi ai u nderua nga “Grammy”, ndërsa “Spotify” thotë se është këngëtari më i dëgjuar i vitit.

E kemi fjalën për këngëtarin Ed Sheeran. Platforma për muzikë online të martën ka thënë se Ed Sheeran pati 6.3 miliardë transmetime në vitin 2017. Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe top-këngën “Shape of You” me 1.4 miliardë transmetime.

Advertisement

“Spotify” thotë se pati rritje të zhanrit hip-hop për 74% në vitin e shkuar, ndërsa muzika latine kaloi në 110%.

96431774