Ja kush do ta zëvendësojë Ermal Mamaqin në “Digitalb”

Ndërkohë që Ermali përgatitet për sezonin e ardhshëm të emisionit të tij në studion e tij të re në Tv Klan, ajo e vjetra nuk mund të mbetet bosh. Blitz.al ka zbuluar se kanali “T” ka menduar që një aktor-moderator aq të dashur sa Ermali ta zëvendësojë me një tjetër, po aq të pëlqyer. Të gjithëve ju kujtohet Elvis Pupa, aktori i dikurshëm i “Portokalli”-së!
Pas një periudhe relativisht të gjatë në lëvizje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka vendosur të rikthehet në ekranin shqiptar aktiv si dikur, këtë herë në rolin e një moderatori të një emisioni që ndërthur showbiz-in (e jo vetëm) me notat komike. Deri tani nuk ka informacione të tjera se si do të titullohet ky format apo në cilën formë do të intervistohen të ftuarit, por me siguri që pritshmëritë janë për një sukses të madh…

Advertisement