Nëse ju ka munguar Inis Gjoni në televizion, tani mund ta gjeni në teatër.

Prej disa vitesh kaçurrelsja e bukur e ekranit shqiptar ka kaluar në teatër, ku ka sjellë disa shfaqe si regjisore. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për premierën e saj të re “Çifti i çuditshëm” dhe se si e ndan kohën mes punës dhe vajzës
5-vjeçare, Coco Antonel. Regjisorja tregon se dita nis me vrap dhe përfundon po ashtu, derisa në shtëpi e pret vogëlushja.

Advertisement

Që prej lindjes së saj, Inisi është kujdesur e vetme për të pasi partneri ndërroi jetë në 2011-ën. E pyetur nëse e ka patur të vështirë t’i flasë vajzës për mungesën e të atit, Inisi tregon se ka zgjedhur të jetë e vërtetë me të.

“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur! Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjsie.”- tregon regjisorja.

Ajo nglumoi gjithashtu në faktin se përpiqet shumë që Coco Antonel të kuptojë se kjo nuk është diçka ndryshe dhe se çdo njeri ka mungesa në jetë .