Incidenti që trembi Gigi Hadid në Milano

Dy motrat supermodele, Gigi dhe Bella Hadid, ndodhen në Milano, ku do të ndjekin eventin e njohur në fushën e modës, Milano Fashion Week. Teksa motrat Hadid ishin duke lënë ndërtesën e Max Mara-s, një burrë i panjohur e ka kapur Gigi-n prej beli dhe e ka tërhequr me forcë. 21-vjeçarja është trembur për vdekje dhe menjëherë ka filluar të gjuajë me krahë e me bërryl, duke u përpjekur të lirohet nga agresori. Bella, nga ana tjetër, është përpjekur ta shpëtojë të motrën duke bërtitur: “Lëre të shkojë!” Më pas, agresori e ka lëshuar modelen dhe është larguar me vrap. Sigurimi i motrave ka marrë në dorë situatën duke i futur të dyja në makinë, por zemërimi i Gigi-t nuk kishte mbaruar. Para se të futej në automjet, ajo i është drejtuar njërit prej truprojave të saj, duke i thënë: “Shko gjeje atë njeri!”.

Advertisement