SHARE

Idris Elba është një nga aktorët më të kërkuar për momentin, teksa aktualisht është përfshirë në pesë projekte filmash. Duke reflektuar për punën e tij, aktori 44-vjeçar ka folur për revistën Essence ku ka pranuar se ai nuk është i gatshëm për premtim martese pas dy dështimeve të tilla.

“A do të martohem prapë? Nuk mendoj. Po, nuk mendoj kështu. Martesa është një lloj institucioni. Dhe unë kam mbaruar punë me të. Nuk është për të gjithë. Nuk është një thirrje e jetës sime”, ka thënë aktori.

Elba ka arsye të jetë i kujdesshëm. Martesa e tij e parë me artisten e make up Hanne Norgaard me të cilën janë prindër të adoleshentes Isan, përfundoi në 2003 vetëm pas 4 vitesh martesë.

Martesa e dytë, me avokaten e pasurive të paluajtshme Sonya Hamlin, dështoi vetëm 6 javë pasi çifti u kurorëzua në 2006.

Aktualisht ai është në një marrëdhënie me Naiyana Garth, nënën e djalit të tij Winston, që nga viti 2013. Por teksa jeta e tij dashurore është një subjekt i ndjeshëm, ai pranon se dy fëmijët e tij kanë pasur ndikim në rinovimin e pamjes së tij.

“Sepse jam 44 vjeç me një djalë vetëm 2 vjec e gjysmë, unë luaj me të, dhe më pas jam në koncertin e Drake me vajzën time adoleshente. Të kem fëmijë të vegjël, më bën të ndihem i ri, pa dyshim…”, ka thënë Elba.

Leave a Reply