Një herë e një kohë ishin lulet dhe bizhuteritë për femrën dhe orë e kravata për mashkullin. Por tashmë për Shën Valentin është diçka për të cilën bien dakord të gjithë: hi tech.

E ka gabim ai që mendon se një dhuratë teknologjike heq magjinë e romanticitetit të ditës së të dashuruarve, përkundrazi: është e kundërta.

Mjafton të mendojmë se sa të pandashëm jemi bërë nga smartphone dhe sa e fortë është tërheqja për çdo objekt elektronik, pa folur për faktin se është një dhuratë e nevojshme, duke i treguar partnerit se sa shumë e duam dhe i dimë pasionet.

Për ata që duan fotografitë tradicionale
Instax do të ishte dhuratë ideale për gjysmën tuaj që adhuron fotot e stilit të vjetër. Mjafton një klikim dhe pas 60 sekondash mund të kesh në duar rezultatet e shkrepjes.

Për ata që nuk bëjnë dot pa telefon
Në frontin e smartphone vjen Samsung, me serinë e Galaxy A, i disponueshëm në dy variante, A5 dhe A3. Përveç karakteristikave të ngjyrës dhe memories, është rezistent ndaj ujit.

Për ata që janë aktiv
Nëse dëshironi të bëni stërvitje së bashku një tracker do të ishte shumë i mirë si dhuratë. Blaze është një smart fitness watch që monitoron rrahjet e zemrës me monitoruesin PurePulse dhe ushtrimet në ekran.

Për kujdesin e lëkurës
Teknologjia mund të jetë një aleat i vlefshëm i bukurisë. Philips Visa Pure Advanced Sensitive, një pajisje që të jep mundësinë të heqësh mbetjet e trukimit, papastërtitë dhe qelizat e vdekura.

Për organizimin e ditës
Ora Movetime e Alcatel punon dhe me iOS dhe Android, pasi ka një sistem inovativ që të jep mundësinë të organizohesh me veprime të thjeshta. Gati të tregojë në çdo moment postën elektronike, mesazhet, agjendën por edhe të prodhojë muzikë dhe të japë informacion për lëvizjet e përditshme dhe aktivitetin fizik.

Digitalb Qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here