Në fillim ledhatim dhe më pas puthje e ëmbël midis Vito Shnabel dhe Dasha Zhukova-s. Ishtin këto momentet e fiksuara nga paparacët, gjatë një darke midis dy miqve artistë.

Vito është i fejuari i modeles së famshme Heidi Klum, ndërsa Dasha, gruaja e manjatit rus, Oh sa keq…. Të dy u takuan  në Zvicër, gjatë një ekspozite në galerinë e Vito Shnabel-it dhe përfunduan duke darkuar bashkë.

Por mesa duket, disa gota më tepër, në këtë darkë romantike,  kanë bërë që dy miqtë ta humbasin disi kontrollin dhe për fatin e tyre të keq, nuk i kanë shpëtuar aparatit fotografik të paparacëve.

Imazhet e publikuara nuk i lënë shumë vend imagjinatës, ndaj mesa duket tashmë atyre do t’ju duhet të japin llogari te partnerët respektivë, për gjithë sa ndodhi.

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here