Kjo është historia e dokumentuar nga një “bloger” i ri italian, Enrico Galleti, i cili u gjend rastësisht përpara një skene të pabesueshme në një nga plazhet më të famshëm të “Sardeniës”. Një çift i moshuar italian i dhanë një mësim të mirë gjithë personave aty pranë, si dëshmitar të një dashurie pa kushte.

Advertisement

 

I moshuari me një kapele kashte në kokë nën të cilën i rridhnin djersë nga mundimi i tepërt, tërhiqte bashkëshorten e paralizuar në një karrige me rrota. Shumë persona prezent u aktivizuan për ti ardhur në ndihmë të moshuarit, dhe i pyetur nga i riu italian, ai pranoi se është mësuar tashmë me këto situata pasi ka vite që e shoqëron të dashurën e tij kudo. Tre kilometra nën temperaturën dyzetë gradë për ta çuar bashkëshorten e pamundur, në pikën më të bukur të plazhit, aty ku panorama është dhe më mbresëlënëse.
“Jam dashuruar me të kur i shkëlqente trupi i nxirë dhe bukuria e saj ishtë magjepsëse, dhe nuk e kam braktisur kurrë. Gjëja më e rëndësishme për mua është buzëqeshja e saj!” ka thënë i moshuari, ndërkohë që e dashura e tij buzëqeshte pak e turpëruar nga vëmëndja e gjithë personave të pranishëm./www.radionrg.al/