Hilary Duff në një lidhje të re

Hilary Duff konfirmon zyrtarisht se është në një lidhje të re, përmes disa fotove në Instagram. Aktorja dhe trajneri i saj personal e kanë shijuar lidhjen e tyre prej kohësh tashmë, por nuk e kishin zyrtarizuar deri ditën e diel në mëngjes. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto bardhë e zi, duke u puthur me Jason Walsh e duke shkruar bashkangjitur fotos: “Një takim me J”. Më herët 29-vjeçarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë për marrëdhënien e saj. Kjo është hera e parë që Duff bën publike një lidhje që prej ndarjes nga Mike Comriein në vitin 2014.

Advertisement