Çdo objekt i paligjshëm nga rruga do të hiqet, ka deklaruar Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Ai ka bërë inspektim në mbikalimin e Shkozetit, duke folur për operacionin e pastrimit të nyjeve e akseve kombëtare.

Advertisement

Ministri Gjiknuri u shpreh se do të hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, si dhe do të zbatohet me rigorozitet përcaktimi i Kodit Rrugor.

“Keni 15 ditë kohë t’i hiqni vullnetarisht, në përfundim të afatit do të ndërhyhet në terren”, është shprehur z. Gjiknuri. Sipas tij, operacioni do të zhvillohet në disa faza, nga pastrimi i akseve tek disiplinimi i hyrje-daljeve.