UEFA ka përpiluar listën e futbollistëve që asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të kuq në karrierën e tyre, mes të cilëve Raul Gonzalez, Michel Platini dhe Gary Lineker.

Në faqen e UEFA-s është shpallur lista e futbollistëve aktivë dhe joaktivë, të cilët nuk janë ndëshkuar me karton të kuq në karrierën e tyre.

Advertisement

Futbollisti i klubit spanjoll ”Real Madrid”, Raul Gonzalez, ka tërhequr vëmendje duke mos marrë karton të kuq në 932 ndeshje të luajtur në klub, gjatë 17 viteve të karrierës së tij.

Futbollisti 39-vjeçar, i cili përveç në ”Real Madrid”, ka luajtur edhe në ”Schalke 04” të Gjermanisë, si dhe në klubet ”Al-Sadat” të Katarit dhe ”New York Cosmos” të SHBA-së, nuk është ndëshkuar me karton të kuq as në më shumë se 100 ndeshje të luajtur në fanellën e kombëtares mes viteve 1994-2006.

Emri i njohur i futbollit francez Michel Platini, i cili ka kryer detyrën e kryetarit të UEFA-së gjatë viteve 2007-2015 dhe ish-futbollisti anglez Gary Lineker janë ndër futbollistët që nuk janë dënuar me karton të kuq gjatë karrierës së tyre.

Fituesi i trefishtë i ”Topit të Artë”, Michel PLatini, në 655 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me klubet dhe me kombëtaren e tij, asnjëherë nuk është larguar nga loja.

Ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, në 567 ndeshje të karrierës së tij 16-vjeçare nuk është dënuar me karton të kuq.

Në ndeshjet e tij me fanellat e ”Leicester City”, ”Everton” dhe ”Tottenham” të Anglisë, ”Barcelonës” në Spanjë dhe ”Nagoya Grampos” të Japonisë, 56-vjeçari Lineker ka shënuar 281 gola.

Edhe Philipp Lahm dhe Andres Iniesta, si dhe futbollistë të tjerë si Karim Benzema, Joao Moutinho, Damien Duff, Aaron Hughes dhe Marco Bode, gjithashtu janë në listën e futbollistëve që asnjëherë nuk janë ndëshkuar me karton të kuq.