SHARE

 

Instituti Europian Pashko ka publikuar listën me 10 personat më të pasur në Shqipëri gjatë vitit 2016. Në studim janë renditur 10 milionerët shqiptarë më të mëdhenj në vend, bazuar në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Klasifikimi është mbështetur në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Në vend të parë vazhdon të qëndrojë Samir Mane, president i grupit ‘Balfin’, kompania më e madhe për investime në Shqipëri e më gjerë. Shefqet Kastrati, pronar i ‘Kastrati Sh.a’ mban sërish vendin e dytë, Vasil Naçi distributor i Pepsi, Birra Amstel, pije, detergjent, cigare etj,.) qëndron në vend të tretë ashtu si një vit më parë dhe Behar Çukaj, president i kompanisë Bolv-Oil nuk ka lëvizur nga vendi i katërt.

Tom Doshi që një vit më parë nuk rezultonte në renditjen e Fondacionit për Lirir Ekonomike në 10-shen e më të pasurve, këtë herë është renditur në vend të pestë, ndjekur nga Rrok Gjoka dhe Grigor Joti. Artan Dulaku nuk figuron në listën e sivjetshme, as Vjollca Hoxha, ndërkohë që gruaja e vetme sipërmarrëse në 10-shen e njerëzve më të fuqishëm në Shqipëri është Vilma Nushi. Ajo zotëron ekskluzivitetin e distribucionit të produkteve “Procter and Gamble”. Është pronare e 100 përqind të aksioneve të “Marketing Distribution”. Kontrollon Duty Free Shop dhe ka aktivitet të gjerë të tregtimit të mallrave të ndryshme. Është pronare edhe e gjysmës së aksioneve të kompanisë farmaceutike, TRIMED.

10 njerëzit më të pasur të 2016-ës

1. Samir Mane

2. Shefqet Kastrati

3. Vasil Naçi

4. Behar Çukaj

5. Tom Doshi

6. Rrok Gjoka

7. Grigor Joti

8. Idajet Ismailaj

9. Vilma Nushi

10. Pëllumb Salillari

Renditja në 2015-ës (Fondacioni për Liri Ekonomike)

1. Samir Mane

2. Shefqet Kastrati

3. Vasil Naçi

4. Behar Çukaj

5. Grigor Joti

6. Artan Dulaku

7. Idajet Ismailaj

8. Vjollca Hoxha

9. Ram Geci

10. Irfan Hysenbelliu

 

Leave a Reply