SHARE

Filmi francez “Django”, një rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Reinhardt, me regji të Etiennea Comara, çeli mbrëmjen e djeshme festivalin e 67-të ndërkombëtar të filmit, në Berlin të Gjermanisë.

Film është i bazuar në historinë e vërtetë të kitaristit të xhazit, Django Reinhardt, i deyturar të arratiset në Francë gjatë luftës së dytë botërore në vitin 1943.

Këtë vit në festivalin Berlinale do të garojnë gjithsej 18 filma, ndërsa çmimi Ariu i Artë do të ndahet më 18 shkurt, në ditën e fundit të festivalit, në të cilin do të shfaqen 400 filma nga 70 shtete të ndryshme.

Juria profesionale kryesohet nga regjisori holandez Paul Verhoeven, i njohur për filmat Hollywodian, “Robocop”, “Total Recall” dhe “Basic Instict”. Disa filma shfaqen jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, në atë që njihet si seksioni “Berlinale Special”. Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi “I riu Karl Marks”, me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

Një forum i posaçëm u kushtohet dhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit.

Leave a Reply