Ja disa të dhëna në gjuhën e shifrave mbi përzgjedhjen zyrtare të Festivalit të Kanës 2017, që do të zhvillohet nga data 17 deri në 28 maj:

  • 49 filma me metrazh të gjatë nga 29 vende kanë mbërritur deri këtu në përzgjedhjen zyrtare nga 1 930 të propozuara në festivalin më të madh botëror të filmit, përfshirë vepra të prezantuara jashtë gare, si midnight movie apo filma të veçantë. Në vitin 2016 numri i filmave që kishin aplikuar ishte 1.869.
  • Nga numri i përgjithshëm, 18 filma me metrazh të gjatë janë në garë dhe 16 në garën më të ngushtë.
  • Ndër regjisorët në garë për Palmën e Artë, vetëm austriaku Michael Haneke zotëron tashmë meritën më të spikatur, si dhe atë të fituar në dy kompeticione radhazi, për “Shiriti i Bardhë” në 2009 dhe “Dashuri” në 2012.
  • Nga 18 filmat në garë për Palmën e Artë, katër mbajnë vulën e regjisorëve francezë, katër amerikanë, dy koreanë, një hungarez, një britanik, një austriak, një rus, një ukrainas, një grek, një gjerman dhe një japonez.
  • Tre regjisorë janë në garë për Palmën e Artë, numër i njëjtë si vitin e kaluar. Amerikania Sofia Coppola, japonezja Naomi Kawase dhe britanikja Lynne Ramsay.
  • Përzgjedhja numëron 9 filma premierë kundrejt 7 vitin e kaluar dhe 8 dy vite më parë.
Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here