Xhensila Pere është një nga bukuroshet e showbizzit shqiptar që pëlqen ti ndajë momentet e ditës së saj me fansat.

Këtë herë Xhensila e uritur që në orët e para të mëngjesit ka postuar në Instastory një pjatë të madhe me ushqim të bollshëm. Dhe duke marrë parasysh linjat e Xhensilës një nga fansat ka aluduar se ajo mund të jetë shtatzënë.

Advertisement

“Ti je shtatzënë dhe pikë. Madje vë bast shtëpinë”,- ka shkruar fansi në postimin e saj.

Menjeherë Xhensila i ka mohuar akuzat duke dhënë një përgjigje plot humor, “U bëra me një shtëpi”,- shkruan ish-missi.