Ermal Mamaqi: “Ma falën jetën për së dyti”

Lajmi për aksidentin e Ermal Mamaqit bëri bujë në të gjitha mediat vizive dhe të shkruara. Vetë Ermali, ka shkruar një status në profilin e tij  në Facebook ku tregon se çfarë ka ndodhur. Ai shkruan: “Të dashur miq, Ju përqafoj. Më duket sikur ma falën jetën për së dyti. Përjetova momentet më të vështira në jetë. Jam shumë mirë. Edhe unë, edhe dy miqtë e mi që udhëtonin me mua. Aksidenti i mbrëmshëm në Kosovë, Ferizaj, ndodhi si pasojë e një rrethrrotullimi të pandriçuar dhe të paparalajmëruar. Me sa më thanë, ai vend ishte rrethi i vdekjes sepse çdo ditë aty bëhen aksidente. Kam një pyetje për autoritetet: – Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem? Dhe në fund Zoti është i mirë! Jemi therime që nuk ia dimë vlerën jetës deri sa prekim vdekjen”.

Advertisement