Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Vila 24” në “News24”.

Krahas anës profesionale ai ka folur edhe për disa aspekte personale ku ka treguar një pjesë të rutinës së tij.

Advertisement

Image result for erion veliaj ajola

Veliaj është shprehur se gjatë kësaj periudhe në Bashkinë e Tiranës ai ka drekuar vetëm dy herë në shtëpi ndërsa pjesën tjetër në Bashki duke konsumuar ushqime të shpejta si sufllaqe dhe sanduiç.

Sa i përket gatimit ai ka theksuar se nuk është i prerë për diçka të tillë, por ndihet me fat pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është një kuzhiniere e përkryer. “Ajola është super në gatim edhe në  gjëra me fantazi, por edhe të thjeshta si Imam bajalldi, Barbunja, më ka parë Zoti nga kjo anë,”-përfundoi kryetari i Bashkisë.