Modelja me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare, e vlerësuar nga markat më prestigjoze të modës, kësaj here ka mbërritur në trevat shqiptare me një mision të jashtëzakonshëm. Emina ka disa ditë që poston në rrjetet sociale, video dhe fotografi të takimeve të saj të veçanta me banorët e fshatrave të zonave më të harruara dhe periferike të Shqipërisë.

Advertisement

Modelja, nënë e vogëlushes Ella Faria, ka lënë për disa ditë mënjanë jetën luksoze dhe familjen e saj. Ajo është aktivizuar së bashku me Organizatën “Fundjava Ndryshe” në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve që jetojnë në kushte çnjerëzore.

Emina i ka befasuar të gjithë me thjeshtësinë e saj, duke konfirmuar edhe një herë që jo vetëm është një nga femrat shqiptare më të hijshme në botë, por mbi të gjitha me një zemër të madhe! Ndonëse karriera e saj ndërkombëtare e ka mbajtur larg nga vendi i origjinës, modelja flet shumë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe në postimet e ndryshme nuk harron asnjëherë të përshëndesë fansat shqiptarë. Një shembull i përsosur, që na kujton të gjithëve, anën e errët të “Shqipërisë së harruar”.
Bravo Emina!