Të gjithë jemi krenar, por edhe shumë kureshtar, kur flitet për artistet shqiptare që po provojnë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. E mesa duket është radha e Elvanës të na mbajë të gozhduar…

Kohët e fundit këngëtarja ka postuar disa foto që kanë bërë shumë zhurmë nëpër rrjetet sociale dhe mediat online. Para 4 ditësh ajo postoi një foto që e shoqeronte me diçiturën “Ty ta kam dedikuar jetën. Kam ngecur te ty”. Kaq mjaftoi që të gjithë të aludonin se kjo lidhej me jetën private të saj, por mos ndoshta këto janë pjesë nga teksti i projektit të radhës?! Hmmm..

Advertisement

Sot Elvana i ka dhënë fund zërave me një foto ku duket shumë e bukur si gjithmonë, të cilën e shoqëron me simbolin e xhirimeve përkrah.

Rikujtojmë se edhe përpara lançimit të këngës së parë, Elvana ndau me ndjekësit një foto ku shkruhej “When forever is over…Will you be here…?”, të cilat rezultuan të ishin fraza të shkëputura nga refreni.

WHEN FOREVER IS OVER ..WILL YOU BE HERE..?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Epo, mesa duket shumë shpejt do të kemi projekte të reja nga ylli i muzikës shqiptare, por deri atëherë na mbetet thjeshtë të presim…