Policia e Elbasanit ka arrestuar një shqiptar të Maqedonisë, i cili ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë rrugore për t’iu shmangur masës administrative.

Në pranga ka rënë Urim Bomova, 42 vjeç, banues në Maqedoni. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd,  është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin me targa DB 0478 AB në shkelje të Kodit Rrugor.

Advertisement

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një kartmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kartmonedhën 1000 lekëshe.