Këngëtarja karizmatike Marsela Çibukaj gjatë intervistës në “You and Me” me Julkën dhe Arjonin, rrëfeu preferencat e saj muzikore.

Advertisement

E pyetur nëse kishte artistë të vërtetë Shqipëria, Marsela u përgjigj pa hezituar “Sigurisht që ka!” dhe mes emrave të permëndur nga këngëtarja ishte dhe  Aleksandër Gjoka.

“Gjëja që më pëlqen më shumë tek ai, është fakti se Aleksandri nuk ka kënduar kurrë këngë që s’janë të tijat” u shpreh këngëtarja duke ju referuar këngëve cover.

 

Ekskluzivisht për “Radio Energy”, Marsela rrëfeu se do të vijë shumë shpejt në skenë me një bashkëpunim pikërisht me Gjokën, një nga legjendat e muzikës shqiptare. Presim t’a dëgjojmë me padurim! Jemi të bindur se do të jetë një këngë që do t’i rezistojë gjatë kohës!