SHARE

Pas një statusi jo të zakontë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku akuzonte drejtuesit e Festivalit të Këngës në RTSH, se kënga e Kastro Zizos nuk është pranuar për arsye censure, ka qenë vetë këngëtari që ka bërë një prononcim ekskluziv për emisionin “You & Me” në Energy Radio.

Kastro tha se nuk ishte në dijeni të statusit të Berishës duke pranuar se nuk ka qenë ai që ka komunikuar me ish-kryeministrin. “Nuk pranoi që kjo çështje të kthehet në politike, madje bindjet e mia politike kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të majta”, tha Kastro.

Nga ana tjetër, ai akuzoi drejtëpërdrejtë organizatorët e festivalit duke u shprehur se ata e kanë kthyer atë në çështje pazari e zarfash. Ai tha se juria e Festivalit e përbërë nga Luan Zhegu, Markelian Kapedani, Edmod Rrapo, me në krye Sokol Marsin, duhet të dalin në pension.

I pyetur nëse arsyeja e mospranimit të këngës së tij në Festivalin e RTSH-ës ishte frika se mos Kastro dilte fitues, ai tha se nuk mendonte se do të ishte fitues. Por, sipas tij arsyeja e vërtetë është censura që politika po përpiqet të vendosë mbi median.

Kastro tregoi se kompozimin e këngës se ka bërë Diana Ziu dhe tekstin e ka shkruar vajza e saj, psikologia Denada Toçe. Kënga i dedikohet të gjithë atyre që po largohen pa shpresë nga vendi për një jetë më të mirë.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë eksluzive të Kastros për “You & Me”.

Statusi i plotë i Berishës në Facebook:

Advertisement

Leave a Reply