Ed Sheeran ka zbuluar se ka punuar për albumin e tij të katërt prej gjashtë vitesh, duke filluar të shkuajë këngë pas debutimit të tij “Plus”.

Duke folur për “The Sun”, 26-vjeçari zbuloi se ka “6 apo 7” këngë për albumin e ri duke shkruar një këngë në vit që nga 2011.

Advertisement

Ai e pranon se është duke marë një tjetër drejtim me këtë regjistrim, pasi ka shijuar suksesin e “Shape of You”, duke thënë se albumi i ri do të jetë “shumë, shumë akustik”.

“Kam punuar për të në të njëjtën kohë me Plus. Çdo vit kam shkruar një këngë që do jetë aty. Kështu që kam, 6 apo 7 momente. Nuk është domosdoshmërisht eksperimental por nuk mendoj se do të ketë këngë të nxehta në radio këtë herë. Është një regjitrim akustik, shumë akustik. Është brenda kësaj vale”, thotë Sheeran.