E vërteta për aksidentin e Alban Skënderajt dhe Ermal Mamaqit

Lajmi se dy nga figurat më të dashura të ekranit, Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj ishin aksidentuar  me makinë shkaktoi jo pak panik në rrjete sociale. I kontaktuar nga Blitz.al menaxheri i këngëtarit, Olti Kazaferi, konfirmoi se në fakt ka patur një aksident, por Albani nuk ka qenë në atë automjet. Ai është shprehur se Ermal Mamaqi ka qenë ai që është përplasur me makinë. Albani ndodhet në një hotel në Shkup  dhe është shëndoshë e mirë, ndërsa Ermali është kthyer menjëherë në Tiranë pas koncertit. Të dy këngëtarët kanë qenë të ftuar në një lokal në Shkup për festën e Bajramit ku kanë performuar. Nga pamjet e publikuara në internet duket se bëhet fjalë për një aksident të rënd, por fatmirësisht moderator i “6ditë pa Ermalin”  nuk është lënduar.

Advertisement