Kanë mbërritur të dyja bashkë në tapetin e kuq të “Fashion Award 2017”, supermodelja Naomi Campbell 47 vjeç dhe mamaja e saj Valerie Morris, 66 vjeç.

Nënë e bijë dukeshin shumë elegante të veshura me të zezë, me flokë të gjatë e të lëshuar dhe ngjanin më shumë si motra ose shoqe, pasi pamja e tyre ishte perfekte. Nuk ndodh shpesh t’i shohim bashkë, por kur vendosin të dalin në publik kujdesen që të japin një spektakël të vërtetë. Të dyja dukeshin me të vërtetë bukur, ku Valeria ishte veshur me xhaketë të zezë e pantallona ndërsa Naomi me një fustan që shndriste e tëra. Ajo po i afrohet të 50-tave, por duket më në formë se kurrë. Kot nuk thotë shprehja e njohur: Dardha bie nën dardhë.

Advertisement