A e dinit se Çiljeta e ka marrë talentin nga mamaja? Kënga që ka performuar kur ishte 18 vjeç (video)

Të gjithë e kemi parë se Çiljeta Xhilaga e ka marrë bukurinë nga mamaja e saj Linda, por nuk e kemi ditur se dhe talentin për të kënduar ajo e ka marrë po nga ajo.

Linda Xhilaga ka shpërndarë një video në Facebook ku na tregon se ajo ka qenë dhe këngëtare. Mami këngëtares shkruan se në kohën që është realizuar interpretimi i këngës “Cen Kavaja” ajo ka qenë 18 vjeç dhe ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Tiranës.

Advertisement

“Kënaqësi t’ju përcjell këngën time të parë në moshën 18 vjeç ‘Cen Kavaja’. Në Ansamblin e këngëve e valleve Tiranë.Faleminderit Robert Bytyci që je një koleksionist i mirë dhe më ra në dorë ky kujtim.”- shkruan Linda Xhilaga përkrah videos.

Ne po presim ndonjë bashkëpunim në muzikë mes Çiljetës dhe së ëmës…