Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të dytë. E dashura e tij Georgina është shtatzënë në muajin e katërt, dhe po pret dy binjakë.

Revista rozë italiane “Chi” në numrin e nesërm të saj pritet që të publikojë të plotë lajmin, i cili është shpërndarë paraprakisht me fotografi. Në këto foto të publikuara shfaqet e dashura e Ronaldos ku i duket barku i rrumbullakosur. Nuk dihet ende nëse çifti po pret djem apo vajza.

Advertisement

Ronaldo ka edhe një djalë 6-vjeçar. Prej kohësh në fakt përflitej se çifti ishte në pritje të një fëmijë, por tani këto foto e konfimojnë plotësisht lajmin.