SHARE

Dy prej personazheve tanë të preferuar vizatimorë tashmë mbajnë mbi supe jo vetëm rritjen e gjeneratave të tëra me praninë e figurave të tyre, por edhe një titull mjaft të rëndësishëm, siç është ai i ambasdorit.

Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono ka lajmëruar të mërkurën se dy personazhet e njohur do të shpalleshin ambasadorë të qytetit të dytë më të rëndësishëm në Japoni, Osakka.

Pak ditë më vonë, Pikachu-së dhe Hello Kitty-t i është dorëzuar edhe titulli prestigjoz nga vetë ministri. Kjo bëhet në kuadër të promovimit të qytetit për ekspozitën, World Expo 2025. Deri në nëntor 2018, Pikachu dhe Hello Kitty do të promovojnë Osakka-n, muaj në të cilin do të zgjidhet edhe qyteti pritës i ekspozitës.

Advertisement

Leave a Reply