“E bukura dhe bisha” ka mbledhur 170 milionë dollarë nga biletat e shitura vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes në kinematë amerikane. “Bella” i tregoi “Batman”-it se kush është shefi, ishte komenti i “New York Times”.

Makineria promocionale e “Disney”-t është vënë në lëvizje me përshtatjen e disa filmave të famshëm të tij vizatimorë në ekranin e madh, si “Libri i xhunglës” dhe “Hirushja”.

“E bukura dhe bisha”, ku në rolin e Bellës është vendosur Emma Watson dhe në atë të princit të shndërruar në kafshë është aktori britanik Dan Stevens, shënon një tjetër sukses të klasikeve.

Filmi, që ndërthur skenat e aksionit “live” me personazhe dixhitale, mblodhi sipas prestigjiozes amerikane edhe 180 milionë dollarë nga shfaqja jashtë kufijve dhe kjo e vendos në rrugën e sigurimit të një miliard dollarëve nga shitja e biletave në mbarë globin, për aq kohë sa do të jetë në kinema.

Kostoja e realizimit të tij dhe shpenzimeve të marketingut në total mbërrin diku te 300 milionë dollarët. “Bota është kthyer në një vend tepër cinik dhe ky film i krijon publikut mundësinë të kthehet në kohën e pafajësisë”, thotë Greg Foster, drejtor ekzekutiv i “IMAX”.

Niveli i interesit reflekton gjithashtu – sipas tij, – nostalgjinë për versionin vizatimor të përrallës, krijuar nga “Disney” në vitin 1991.

Digitalb Qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here