Përveç problemeve të theksuara shëndetësore, Michael Schumacher, 7 herë kampioni i botës në “Formula 1”, tashmë po vuan edhe krizën financiare. Kostot e trajtimit mjekësor të Schumit kanë qenë të jashtëzakonshme, aq sa familja u detyrua të shesë automjetet dhe avionin privat të kampionit, për të mbuluar faturat spitalore, pas aksidentit të rëndë që pësoi në malet austriake në dhjetor të 2013­-ës.

Sot, kur Schumacher ka dhënë shenja të dukshme shërimi, ai po braktiset nga ish-shokët dhe kompanitë e dikurshme të cilave u sillte miliona euro përfitime. Së fundi, edhe dy kompani të tjera me të cilët Schumacher kishte kontratë sponzorizimi, e kanë refuzuar atë. “Maquina do Esporte” është kompania e fundit që i ka thënë JO Schumacher. “Deutsche Vermongensberatung” është kompania e vetme që po e mbështet Schumin në gjendjen e tij shëndetësore dhe po ashtu po përkrah financiarisht djalin e tij në karrierën që po bën në garat e shpejtësisë. Mësohet se familja e Schumacher dhe menaxherët e tij vijojnë përpjekjet për gjetjen e sponsorëve kampionin e “Formula 1”.

Advertisement