Menjëherë sapo Luana publikoi spotin e radhës së emisionit të saj “Shiko kush Luan” për mbrëmjen e sotme, mediat rozë kapën ngjashmërinë e fustanit të saj me një nga fustanet që ka veshur Beyonce.

Dhe me siguri teksa ka parë gjithë komentet vërdallë që e kanë shënjestruar se ka kopjuar Beyonce, Luana  e ka parë të nevojshme të bëjë një sqarim. Ajo ka postuar një foto dhe ka shkruar: Mendjet e mëdha mendojnë njësoj Beyonce! P.S: kjo foto është bërë 10 ditë më parë.

Advertisement

Ndërsa, Beyonce kishte publikuar foton me fustan të zi me rripa ngjyrë ari mbrëjmen e djeshme.