Hakmarrjet janë të ndryshme ndaj një partneri apo partnere, por në SHBA ka ndodhur diçka e pazakontë. Dy të dashurit e një vajze ‘tradhëtare’ janë bërë bashkë dhe i kanë “propozuar” të dy njëkohësisht për martesë.

Në disa video vajza është filmuar teksa punon si kamariere në një bar restorant kur të dy partnerët e surprizuan.

I pari i propozon për martesë dhe vajza ndihet mjaft e emocionuar, teksa kolegët e saj e brohorasin. Por gjithçka ndryshoi kur, ende pa i dhënë përgjigjen shfaqet partneri tjetër i saj i cili i thotë: “Ti kishe dy djem të mirë”

Vajza largohet menjëherë nga lokali duke vrapuar, teksa dy të rinjtë rrëfen se ajo mbante lidhje me të dy prej disa muajsh. Madje njëri prej tyre i kishte blerë edhe makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here