Dy superheronj në një

Superman dhe Batman do të shfaqen për herë të parë në të njëjtin film. Lajmin e ka dhënë Zack Snyder, regjisori i filmit më të ri të Superman, “Man Of Steel”. Snyder zbuloi se ka nisur puna për skenarin e projektit që do të shohë së bashku dy nga superheronjtë më të pëlqyer të novelave grafike. Xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe filmi pritet të shfaqet për herë të parë në verën e vitit 2015. Superman-i do të interpretohet nga Henry Cavill, aktori i cili e ka interpretuar këtë superhero edhe në filmin “Man Of Steel” që ka dalë këtë vit. Nuk dihet ende kush do të luajë rolin e Batman, i cili në trilogjinë e Christopher Nolan është interpretuar nga Christian Bale. Filmat e fundit të Superman dhe Batman kanë grumbulluar së bashku në box-office më shumë se 1 miliardë dollarë.

Advertisement