SHARE

Dhe pse kanë kaluar 3 vite që prej kohës kur u ngrit flamuri i “Shqipërisë së Madhe” në stadiumin e Beogradit, duket se akoma ka ndikim duke frymëzuar tifozë të tjerë që i ndalohen simbolet kombëtare në ndeshje.

Momenti emocionues i ngritjes së flamurit me dron në ndeshjen e Serbisë me Shqipërinë do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Megjithatë, ditën e djeshme është shënuar një tjetër ngjarje e njëjtë me atë që kaluam ne para tre vitesh në Beograd. Gjatë ndeshjes mes Zrinsit dhe Sarajevës, një dron me flamurin e Kroacisë u shfaq mbi stadiumin e Mostarit në Bosnjë Hercegovinë. Ky u konsiderua si një provokim për ekipin boshnjak të Sarajevës.

Flamuri kroat është i ndaluar në kushtetutën e Bosnjë Hercegovinës. Gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen, deri sa u hoq droni me flamurin. Ndeshja ka vazhduar e qetë dhe ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të miqve nga Sarajeva.

Advertisement

Leave a Reply