SHARE

Jack Morris, 26 vjeç dhe e fejuara e tij Lauren Bullen, 24, u takuan në mars 2016 në një udhëtim në ishujt Fiji. Nga ai moment çifti ka objektiv të përbashkët të udhëtojnë nëpër botë, deri sa krijuan DoYouTravel, blogun me famë botërore, duke vizituar deri tani 45 vende.

Fotografitë e tyre online mund të arrijnë një vlerë të tepruar falë 3 milionë ndjekësve dhe të dy paguhen (deri në 12 mijë dollarë për orë) të sponsorizuara nga shoqëri dhe marka të turizmit.

Jack, me origjinë nga Manchester, ka treguar se si me të dashurën e tij australiane, e kanë transformuar pasionin e tyre në një punë me kohë të plotë.

Çelësi për të bërë fotografi perfekte është se “pjesa më të madhe të herëve preferojmë të fotografojmë rreth një orë pas agimit, ku vendet shumë të frekuentuara mund të ofrojnë një qetësi unike” , ka shkruar Morris. 26 vjeçari anglez ka shpjegurar se eviton të përdorë filtra të Instagramit.

Më tej ai shton se “kërkojmë ta barazpeshojmë jetën tonë mes shtëpisë në Bali, udhëtimeve të punës dhe atyre për zbavitje. Objektivi jonë , vazhdon Jack, është të vizitojmë të paktën një vend të ri çdo muaj”.

Leave a Reply