Dorina Mema “në luftë” me Encën: E kam halë në sy…

Sportistja Dorina Mema ka “sulmuar” Encën në një intervistë të dhënë për revistën “Panorama”. Dorina është pyetur se cilin personazh të njohur do të sillte në formë. “Enca, do doja ta prisja me gërshërë. E kam halë në sy atë dhjamin e saj. E kam shumë të thjeshtë që ta dobësoj”, është përgjigjur sportistja. Nga ana tjetër, Enca ka zgjedhur t’i përgjigjet me shumë ironi në SnapChat. “Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër e dashur”, shkruan këngëtarja. Fjalinë e saj, këngëtarja e ka shoqëruar me emoji-n e të qeshurës, duke na treguar se nuk ka ndërmend të merret me diçka të tillë dhe se nuk e merr fare seriozisht.

Advertisement