Ju ndodh shpeshtë që të humbisni rrugën dhe të mos e dini se ku ndodheni, e shpesh herë në këto raste as google map s’ju ka ardhur në ndihmë?

Nuk jeni të vetmit, ka shumë persona që humbasin çdo ditë në botë, por kjo s’do ndodhi më fal aplikacionit më të fundit të dal në treg. Kompania Tech Blippar ka sjell në treg aplikacionin e ri AR City që ka dyfishuar saktësinë e GBP-s.
Sipas eksperimenteve aplikacioni i vendndodhjes ka qenë i saktë në 97.5% të rasteve.
E përveç kësaj mënyra se si funksionon AR city e bënë dhe më të saktë gjetjen e vendndodhjes. Mjafton të hapni kamerën nga aplikacioni dhe ta drejtoni nga vend ku jeni, dhe AR city do t’ju tregojë menjëherë vendndodhjen.

Advertisement

Megjithatë Kompania Tech Blippar ka deklaruar se aplikacioni është i disponushëm vetëm për disa qytete si Londër, San Francisko dhe Mountain View dhe vetëm për përdoruesit e iphone 6s e sipër.