Fëmijët e shkollave fillore do të mësohen se si duhet të veprojnë në rast të ndonjë sulmi të mundshëm terrorist, përmes librave të pasqyruar me një mace dhe minj.

Kështu këta libra mësojnë të rinjtë se si të veprojnë, fshehin apo të tregojnë në rast të ndonjë sulmi të armatosur aktiv ose të një sulmi me thikë, në përputhje me këshillat e policisë ndërkombëtare.

Advertisement

Qindra mësues në Birmingham janë trajnuar për mënyrën e përdorimit të materialeve deri tani, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me librin, studentët më të rritur në moshë do të kenë diskutime të udhëhequra nga mësuesit rreth një revole në shkollë dhe do t’ju jepet trajnimi i avancuar se si të ndalojnë një plagë të madhe nga gjakderdhja, madje duke përdorur edhe një tufë lulesh.

Ndërkohë, fëmijët më të vegjël do të mësojnë në përgjithësi rreth mënyrës se si trajtohen lëndimet, por do të këshillohen që t’i drejtohen ndonjë të rrituri për ndihmë.

I gjithë mësimi bazohet në bazë të një tregimi të animuar ku flitet se si minjtë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj maceve.

Në këtë mënyrë ata mësohen edhe si të lajmërojnë ekipet emergjente, si policinë e ambulancën.