Deklaratat e Ramës, Athina thërret ambasadorin shqiptar

Pas përplasjeve të krijuara mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrur për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi, për të kërkuar shpjegime edhe lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme helene thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.
Të dyja palët ranë dakord se ulja e toneve konsiderohet si emergjente, pa qenë i nevojshëm përshkallëzimi në drejtim negativ i marrëdhënieve dypalëshe.
Ndërkohë, në Athinë kanë qenë partitë politike të opozitës që kanë kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por edhe për unifikimin e politikës greke në mbrojtje të minoritetit grek të Himarës.

Advertisement