Dalin pamjet! Ja njeriu që i vuri flakën makinës së Flor Mumajesit

Janë publikuar pamjet e para të momentit kur një person me kapele në kokë është futur me dy bidonë me benzinë me vete në garazhin e pallatit ku ndodhej e parkuar makina e Flor Mumajesit.

Siç duket nga pamjet, personi është futur në brendësi të garazhit në orën 22:15 minuta dhe ka dalë që andej gati 2 minuta më vonë pasi ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën makinës së kantautorit të famshëm.

Advertisement

Nga flakët, bashkë me makinën e Florit, janë djegur edhe 2 makina të tjera që ndodheshin aty pranë, ndërkohë që e gjithë ndërtesa sipër është mbuluar nga tymi.

Deri në këto momente policia nuk ka të dyshuar për ngjarjen. Edhe nga kamerat është e vështirë të njihet identiteti i personit që ka kryer aktin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme prapa Postës Nr. 8, rreth 50 m nga sheshi “Wilson”.  /Blitz.al/