Ylli i Real Madritit, Crisiano Ronaldo ka njoftuar ditën e diel se është bërë baba për të katërtën herë.

E dashura e tij Georgina Rodriguez ka sjellë në jetë vajzën e tyre Alana Martina. Në një postim në Tëitter, 32-vjeçari ka shkruajtur: Alana Martina sapo ka lindur, Alana dhe Geo janë mirë dhe ne jemi shumë të lumtur. Përbri kësaj ai ka publikuar një foto me të dashurën, vajzën si dhe djalin e tij 7-vjeçar, Cristiano Junior.

Advertisement

Ronaldo në qershor është bërë edhe baba i binjakëve Eva e Mateo, me një nënë surrogate.