Muzikali “La La Land” dominoi ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe, duke forcuar pozitat e tij si filmi favorit për të rrëmbyer Oskarin.

Ai u vlerësua si filmi më i mirë i vitit, ndërsa Emma Stone dhe Damien Chazelle rrëmbyen trofetë e aktores dhe regjisorit më të mirë. Në total, muzikali fitoi 5 çmime, përfshirë ato për kinematografinë dhe muzikën origjinale.

Përgjatë ceremonisë nuk munguan referencat për Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka ngjallur kundërshti të mëdha me planet e tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën e për të kufizuar emigracionin.

“Në një kohë të tillë kaq përçarëse mendoj se është diçka shumë e veçantë që jemi mbledhur së bashku për të festuar dhuratën pozitive të kreativitetit dhe mënyrën se si ai mund të tejkalojë kufijtë dhe t’i bëjë njerëzit të ndihen më pak të vetmuar”, tha Emma Stone.

“La La Land”, që tregon historinë e një aspiranteje për aktore dhe një pianisti “jazz”-i, të cilët janë në kërkim të famës në Hollivud, ishte kandiduar për 11 çmime Bafta. Suksesi në këtë ceremoni pason atë të Golden Globe. Muzikali ka një numër rekod nominimesh për çmim Oskar, plot 14 të tilla.

Casey Affleck triumfoi në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij në dramën familjare “Manchester by the Sea”.

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here